Të rinjtë kosovar po vazhdojnë ta lëshojnë vendin e tyre, në kërkim të një jete më të mirë.
Kështu ndodhi me Leotrim Malën djalin e ish-ushtarit të UÇK-së.
Ai përloti me anë të një shkrimi të fundit që ia bëri kushtuar Kosovës: “Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e roberuar nga Komandantat e thirrur”.
Postimi i plotë:
“Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e roberuar nga Komandantat e thirrur” shkruan i riu nga Skenderaji qe leshoi Kosovën për një jetë me të mirë.
U linda në një shtet menjëherë të dalur nga lufta, njërzit ishin të gëzuar e më plotë ambicie për të jetuar në shtetin tone tani të lirë, ishim të gëzuar sepse u çliruam nga okupatori serb e që ky regjim nuk u la dëshir popullit tim të jetojn në këtë vend.
Djem trima e luana lindi Kosova të cilet u aktivizuan për çlirimin e vendit, disa morën plagë që sot më krenari bartin plagët e liris, disa dhan gjdo gjë edhe jetën duke mënduar që po na e sjellin neve lirin, por pas perfundimit të luftës ndodhi aja që më se pakti e kishim pritur u roberuam nga njërz të cilet duhet të ken pushtet e pasuri.
Une si i vogel u rrita nën tregimet e babit tim duke treguar për luftën e UÇK-n që ishte bër per çlirimin e Kosovës, mundohesha ta shpejtoj kohën të rritëm që edhe une një dit të bëhem ushtar i Kosovës, u rrita më këtë ënderr e që ishte e pamundur të realizohet sepse duhet nga “ Komandantat” e thirrur ti kesh Migjë, daj apo diqka të afërm familjar ose edhe ti paguash ata e që ti paguash ishtë e pamundur për shifrat që kërkonin ata!
Sot pa dëshiren time më duhet ta marrë rrugën e gurbetit
“Faleminderit” juve që na sollët në keto dit jo të mira për neve, falem Kosovë që sot pa dëshiren time po iki por mallkoj ata që na sollën në këto ditë.
Lamtumirë vendi ime gjithmonë kur ti të kesh nëvoj unë do të jem ushtari yt, mirë po tani duhet ta ndryshojmë jetën sepse jeta në këtë vend nuk është e sigurt.
Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti por e roberuar nga “Komandantat” e thirrur!/Rajoni.org.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…