KRYESORE

Ish-ministri Latifi shëndetësinë në Kosovë: E rrënuar nga korrupsioni madhor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi konsideron se Shëndetësia në Kosovë është e rrënuar nga korrupsioni.

Kështu është shprehur ai në një takim me eurodeputetët Viola Von Cramon, Lukas Mandl, Radovan Kanev, Karlo Ressler dhe Adreas Schiedler.

Sipas tij, ky sektor në Kosovë, vazhdon të injorohet.

“Shëndetësia e Kosovës ishte injoruar dhe e lënë pas dore, është keqmenaxhuar, është rrënuar nga korrupsioni madhor në të gjitha shtresat e shërbimeve shëndetësore dhe e segmentuar politikisht në forma të ndryshme për tri dekada. Andaj, mund të karakterizohet me siguri edhe me cilësi të ulët të shërbimeve klinike, mungesë të ekspertizës dhe aftësive klinike, mungesë të infrastrukturës moderne, e mbi të gjitha mungesës së aftësive menaxheriale, të cilat në masë të madhe e mbisundojnë sistemin shëndetësor të Kosovës”.

“Shumica e pacientëve me diagnoza komplekse (dhe disa me probleme relativisht të thjeshta kirurgjikale ose mjekësore) dërgohen institucioneve publike ose jashtë vendit për trajtim, me një kosto astronomike”, ka deklaruar Latifi.

Ai tutje ka përmendur edhe shtretërit e spitaleve publike, për të cilët ka thënë se vetëm 50 për qind e tyre janë të shfrytëzueshëm.

“Infrastruktura spitalore është e vjetër, ose e cilësisë së ulët dhe janë të shumta objektet spitalore të filluara, por jo të përfunduara ose të papërfunduara prej shumë vitesh për arsye të ndryshme, që duken si ndërtesa fantazmë që shpërbëhen vit pas viti”.

Sa i përket buxhetit për kujdesin shëndetësor, sipas ish ministrit është më i ulëti në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe “ndër më të ulëtit në botë”.

“Sektori privat i shëndetësisë nuk është aspak i rregulluar (spitale, klinika private dhe barnatore) të cilat janë rritur si këpurdha dhe shpesh mu në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ose spitaleve rajonale. Mungon transparenca se kush i ka këto institucione private shëndetësore”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

5 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

22 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago