LAJME

Larg politikës dhe beqare, si ka ndryshuar jeta e Sana Marin

“Do të doja të kisha një jetë më të qetë”, tha Sanna Marin kur dha dorëheqjen si kryeministre e Finlandës disa muaj më parë. E tashmë duket se ka rilindur, duke e realizuar këtë qëllim të saj. Pas divorcit, Sanna Marin është beqare dhe kjo për të do të thotë më shumë party, por kësaj here pa u penduar.

Së fundmi, 37-vjeçarja ka zbuluar se është duke u argëtuar me miqtë e saj në Festivalin Flow, një festival muzikor treditor në Helsinki. Liderja më e re në histori ka shpërndarë shumë foto të saja, në të cilat duket se po shijon jetën pa përgjegjësi dhe detyrime politike. Në fakt, siç tha ajo, ky është pushimi i saj i parë pas shumë kohësh.

Për çdo ditë të festivalit, Marin zgjodhi një stil të ndryshëm veshjeje. Ajo debutoi me një fustan të zi të guximshëm të tejdukshëm, siç shihet në fotot që ka shpërndarë në Instagram. Për ditën e dytë, ajo vendosi të shtojë më shumë ngjyra në një fustan rozë të stilit Barbie, të cilin e plotësoi me çizme të zeza.

“Këtë verë bëra një pushim të rregullt veror për herë të parë pas pak kohësh ”, shkroi Marin në Instagram javën e kaluar. “Përfshinte, ndër të tjera, të qenit e zënë me [vajzën 5-vjeçare] Emën, sportin, miqtë, ushqimin e mirë dhe udhëtime të paharrueshme”.

Shumica e ndjekësve të saj e duartrokitën ndryshimin e ish-kryeministres së tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

3 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

10 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

10 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

10 orë ago