Profesori Blerim Latifi, ka kundërshtuar protestën, e cila do të mbahet sot në Prishtinë, para Ambasadës suedeze, për të kundërshtuar Nobelin për Letërsi dhënë Peter Handkes.
Latifi në një postim në Facebook, ka thënë se kjo protestë është “non sens”, pasi sipas tij, kjo protestë do të duhej të mbahej në Reçak, aty ku janë shenjat e krimeve të Millosheviqit.
Ai ka thënë se është e pandershme të ofendohet Suedia, pasi është shtet mik i Kosovës.
Postimi i Latifit:
Protesta para Ambasadës së Suedisë, me kërkesë që të anulohet Nobeli për Letërsi dhënë Peter Handkes, është non sens. Suedia nuk është Bashkimi Sovjetik, ku vendimet për çështje letrare merren nga instancat shtetërore. Komuniteti letrar e artistik i Kosovës do duhej që këtë protestë ta bënin nga Reçaku, aty ku janë shenjat e njërit prej krimeve më monstruoze të Milosheviqit, të cilin Handke e justifikon tash e 25 vite.
Suedia është vend mik dhe është e pandershme të ofendohet.