POLITIKE

Latifi tregon se cili është ndikimi rus në Kosovë – “Vahabizmi është instrumenti me të cilin ushtrohet ky ndikim”

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka elaboruar “ndikimin e shumëfolur rus në Ballkan”, të cilën krerë institucionalë ditë e më shumë po e zënë në fjalë, por se mjegullazi, asnjëri nuk e konkretizon se në çfarë formash shtrihet ky ndikim.

“Të gjithë flasin për rrezikun e ndikimit rus në Kosovë, por askush nuk flet se si ndodh ky ndikim”, shkroi Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Latifit, në gjithë këtë diskutim nga përfolës të këtij ndikimi “përmendin lajme të rreme e broçkulla të ngjashme, por harrojnë apo nuk duan të përmendin instrumentin kryesor përmes së cilit ushtrohet ky ndikim”.

“Dhe ky instrument nuk është askush tjetër përveç vahabizmit”.

Latifi shpjegon se vahabizmin si mjet destabilizues, “shërbimet ruse e serbe” e përdorin për të influencuar “shoqërinë dhe kulturën”.

“Duke mos mundur ta cenojnë sekularizmin institucional, kanë filluar sulmin mbi shoqërinë dhe kulturën sekulare të Kosovës, në mënyrë që gradualisht në Kosovë të krijohet një frymë antiperëndimore”, shtjellon filozofi Latifi.

“Metodat janë tipike si të ‘Muslim Brotherhood’ të Egjiptit: korrupto politikanët individualë për t’i kthyer në mbështetës të agjendave vahabiste, bëj për vete të varfërit me lëmosha të paketuara si ndihma humanitare dhe indoktrino të rinjtë në shkolla dhe universitete”.

Blerim Latifi thotë se ata që e kanë të qartë raportin e shoqërisë me institucionet, e kuptojnë se “institucionet sekulare nuk mundë të funksionojnë gjatë në një ambient social e kulturor josekular”.

“Një ditë këtë do ta kuptojnë të gjithë, por ajo ditë mund të jetë tepër vonë. Po e përmbylli këtë status me konstatimin e historianit të njohur amerikan, Timothy Snyder, i cili, në librin e tij “Mbi Tiraninë”, thotë: “Radikalizmi vahabist në Europë, qoftë fals apo i vërtetë, është interes i Rusisë””, përfundon Latifi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago