FOTO&VIDEO

Tragjike/ I riu e fut ish të dashurën e tij të gjallë në valixhe, e le të vdesë

Historia e dashurisë të një çifti në SHBA përfundoi në mënyrë tepër tragjike. Mediat e huaja shkruajnë se i riu e futi të gjallë në valixhe ish të dashurë e tij dhe e la të vdiste.

Valerie Reyes, 24 vjeç punonte çdo ditë në një librari dhe përveç leximit asaj I pëlqente të bëhej një artiste tatuazhesh dhe vizatonte portrete për miqtë me shpresën që një ditë të hapte sallonin e saj. Valerie ishte shumë e lidhur me familjen dhe të dielat i kalonte gjithmonë me vllezërit e motrat e saj.

Në janar të vitit 2018 ajo u njoh në internet me Javier Da Silva Rojas, i cili ishte një emigrant me shtetësi të përbashkët portugeze. Ai kishte ikur nga trazirat politike dhe ekonomike vitin e kaluar, duke shkuar në Shtetet e Bashkuara në kërkim të një jete më të mirë.

Lidhja e tyre zgjati për një kohë të shkurtër dhe nëna e Valerie ishte shumë e shqetësuar dhe e kontrollonte më tepër se duhet lidhjen e vajzës së saj me Rojas. Valerie i dha fund lidhjes pas tre muajsh dhe ndërpreu çdo komunikim me të. Ai u përpoq të vazhdonte të fliste me të, por ajo nuk pranoi.

Më 30 janar 2019, Valerie u raportua e zhdukur pasi nuk u paraqit në punë. Ajo nuk ishte parë për dy ditë dhe shqetësimi po rritej. Nëna e saj Norma Sanchez, pohoi se kur ajo kishte folur për herë të fundit me vajzën e saj në telefon, ajo kishte thënë se kishte frikë se dikush do ta vriste.

Më 5 shkurt, trupi i pajetë i Valerie u zbulua nga një grup punonjësish të autostradës në Greenwich, Connecticut, rreth 10 milje larg shtëpisë së saj në një valixhe të kuqe. Këmbët dhe krahët e Valerie ishin lidhur me shirit ngjitës dhe spango përpara se ajo të futej në valixhe. Disa shtresa shiriti ishin vendosur mbi gojën e saj dhe kishte dëshmi të një plage në kokë dhe mavijosje në fytyrën e saj.

Ishte një zbulim shkatërrues për familjen e Valerie. Mjeku konstatoi se ajo kishte vdekur nga asfiksimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago