Laura Fazliu fantastike, mposht kundërshtaren dhe kualifikohet në çerekfinale

Laura Fazliu e ka nisur mbarë debutimin në LO Paris 2024.

Xhudistja kosovare shënoi fitore në raundin e dytë, pasi në të parin ishte kualifikuar pa luftë.

Kësisoj Fazliu tashmë ka prekur çerekfinalen, teksa do të duelojë më vonë për të synuar gjysmëfinalen.