Në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusis, Sergey Lavrov, gjatë një ligjërate të mbajtur, ai ka bërë krahasimin e pavend në mes të Kosovës dhe Krimesë, duke ia huqur krejtësisht teksa thotë Kosovë nuk ka mbajtur asnjë referendum, dhe se Krimeja ka mbajtur një të tillë dhe megjithatë nuk është njohur nga vendet perëndimore, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusis, Sergey Lavrov, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një ligjëratë, në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris, ai ndër të tjera ka folur edhe për Kosovës, duke bërë një krahasuar me rastin e Krime.
Kor Lavrov thotë se Kosova nuk zhvilluar referendum tregon se ka shumë pak njohuri për të kaluarën e Republikës së Kosovës. Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur ishte mbajtur në vitin 1991.
Më 26 shtator të vitit 1991 ishte mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.
Me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.
Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.
Kjo tregon se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusis, Sergey Lavrov, është larg të vërtetës rreth të kaluarës së Kosovës.
Ai gjithashtu ka akuzuar shtetet perëndimore për standarde të dyfishta, meqë sipas Lavrovit “kur diçka është në interes të perëndimit, ata e konsiderojnë të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë, mirëpo kur diçka nuk lidhet me interesat e tyre, atëherë ata e shpallin këtë të drejtë si të paligjshme”.
“Krahasoni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe nuk ka pasur referendum në Kosovë. Megjithatë, Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë ai gjatë një ligjërate të mbajtur në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…