LDK e bojkoton, Vjosa Osmani i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për takim

Ani pse LDK’ja e ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e kësaj partie dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë.

Osmani është parë pak minuta më parë duke hyrë në Qeveri, derisa aty ka mbërritur edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.