Lend Mustafa, aktivist nga komuniteti LGBTI ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së VV-së, Labinotë Demi-Murtezaj, e cila tha se martesat e seksit të njëjtë janë sëmundje.
Mustafa me ironi ka ftuar deputeten në fjalë që ta shërojë nga ajo e ashtuquajtur sëmundje.
“E ftoj dhe inkurajoj deputeten Labinote Demi-Murtezaj te me sheroj nga kjo semundje, ashtu sic e kam sfidu nje “psikolog” nga Prizereni i cili eshte zhdukur nga faqja e dheut momentin qe kam caktu termin”, tha Lendi.
“Smundje ma t’rane se injoranca nuk ka miq”, shtoi ai.