Në samitin që mbahet në Skoci, kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me aktorin e famshëm Leonardo Di Caprio.
Në një status në Instagram, Rama bashkangjitur fotos me aktorin, ku ky i fundit është i ulur ndërkohë që kreu i qeverisë shqipare flet, shkruan: “Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës!”.
Foto që bën pak habi, duke ditur që Di Caprio e ka mbrojtur botërisht mos prekjen e lumit Vjosa.
Madje ai ka këmbëngulur që ajo të shpallet Park Kombëtar dhe aty të mos ndërtohen hidrocentrale, të cilat nuk mund të bëhen pa firmën e Ramës.
Siç shihet, Rama i ka shkuar në tavolinë aktorit, dhe ka përfituar nga rasti edhe për të shkrepur një foto me të.