OPINION

‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës

Avokati Virtyt Ibrahimaga ka dalë me një qëndrim juridik lidhur me debatin e krijuar të Udhëzimit Administrativ mbi çështjen e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore.

Ibrahimaga thotë se neni i Udhëzimit Administrativ, i vitit 2014, është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, teksa ai më tej jep sqarime se çka specifikon ky kod më detajisht rreth bartjes së shamisë.

”Neni 1.13 i Udhëzimit Administrativ NR. 06/2014 është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Neni 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014 është në harmoni me kushtetutën dhe shfuqizimi i tij do të kishte vetëm një konsekuencë dhe atë inkurajimin e prindërve me bindje fanatike fetare për t’i mbuluar fëmijët e tyre.

Udhëzimi në fjalë është kod i mirësjelljes për shkollat e fillore dhe të mesme, pra për të mitur.

Arsimi i lartë është përjashtuar përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen në fjalë. Ky kod përveç ndalesës për të bartur uniformë fetare ka edhe ndalesa tjera në veshje.

Sistemi ynë i arsimit bazohet në vlerat e një shoqërie laike, demokratike, të lirisë, të promovimit të barazisë gjinore dhe të respektimit të drejtave të njeriut. Qytetarët vetë vendosin për të drejtat e tyre, pasi që të mbërrijnë moshën madhore. Deri atëherë shteti e ka për detyrë që fëmijët t’i edukojë në frymën e rendit tonë shoqëror kushtetues; të tolerancës, evitimit të ndasive fetare, barazisë gjinore, lojalitetit ndaj rendit shoqëror demokratik si dhe frymën kulturore kombëtare.

Mbulesa e femrës është rregull i sheriatit dhe nuk ka të bëjë me kulturën tonë dhe me vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të kushtetutës.

Nëse iniciativa ka synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, atëherë kjo iniciativë ka dështuar qysh në start lidhur me synimin e saj. Kjo iniciativë nuk i promovon të drejtat e njeriut. Nuk mbrohen të drejtat e fëmijëve, nëse prindi lejohet t’ia imponojë fëmijës së tij/saj të mitur mbajtjen e mbulesës/shamisë.

Përmes kësaj iniciative, mund të mbrohen vetëm të “drejtat” e prindërve për t’i mbuluar vajzat e tyre, të drejtat e grupeve që promovojnë diskriminim e femrave ose të drejtat e organizatave të ndryshme për të promovuar kulturën e vendeve të lindjes në Kosovë.

Fëmijët kur arrijnë moshën madhore mund të vendosin vetë, nëse dëshirojnë të mbulohen. Vlerat tona kulturore, kombëtare si dhe të kushtetutës kanë epërsi ndaj interesit të individëve ose grupeve për të promovuar kultura dhe vlera të huaja, të cilat nuk janë në harmoni me rendin tonë shoqëror dhe me kulturën tonë.

Lërini fëmijët të qetë!

Vijimi i shkollimit është detyrim ligjor dhe prindërit janë të obliguar me ligj të respektojnë këtë detyrim si dhe rregullat e shkollimit në shtetin tonë. Fëmijët do të dinë vetë të vendosin se si do të manifestojnë besimin e tyre, pasi të arrijnë moshën madhore”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago