Letra e ministreve shqiptare drejtuar Holandës ka sjellë reagimin e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot Gjergj Frendo. Përmes një statusi në rrjetet sociale Imzot Frendo shkruan se veprimi i tyre nuk është i denjë dhe askush nuk u jep të drejtën ministreve të flasin në emër të të gjithë shqiptarëve.
Duke mos fshehur revoltën për qëndrimin e ministreve, Arqipeshkvi shprehet se sipas tij, të legalizosh abortin dhe martesën gay nuk është shenjë e një shoqërie të emancipuar.
“Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?
Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Holandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini. Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?” – Statusi i Imzot George Frendo
Në fund të fjalës së tij Imzot Imzot Gjergj Frendo apelon ndaj ministreve që të çmojnë familjen dhe ta mbrojnë atë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…