Policia e ka të qartë tashmë se çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, nisur edhe nga dëshmia e Marsida Qatjas, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur.
Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani.
Mësohet se bashkëshorti i saj I.Hyseni është përmendur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha pak vite më parë duke e akuzuar se ishte “pjesë e bandës së Elvis Roshit”.
Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte bërë që e reja të detyrohej të shkëpuste lidhjen me Dritan Hoxhollin (ne foton poshte).
Ky i fundit mbeti i vdekur brenda shtëpisë së Marsida Qatjës pasi qëlloi fillimisht me breshëri automatiku ndaj policit Bledar Toçi, i cili iu përgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur në vend.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…