FOTO&VIDEO

Letra prekëse, vogëlushja italiane i dërgon 5 euro fëmijve shqiptarë të prekur nga tërmeti

Një vogëlushe italiane ka bërë një gjest vërtet prekës. E tronditur nga lajmi i tërmetit Emily ka shkruar një letër për fëmijët shqiptarë ku I shpreh solidaritetin. Jo vetëm kaq ajo bashkangjit dhe një 5 euro për të blerë mëngjesin për fëmijët e prekur nga tërmeit.

Vogëlushja jeton në qytezën e vogël Agordo që ka vetëm 4 mijë banorë në provincën e Bellunos në Itali.

Letra e kësaj vogëlushe italiane i drejtohet punonjësve të Mbrojtes Civile Italiane të cilës i kërkon ndihmë të dërgojnë në Shqipëri pikturën e saj si dhe 5 euro, me preokupimin fëminor që ata fëmijë që ajo ka parë në televizor të mos rrinë èa ngrënë mëngjes.

“E dashur Mbrojtja civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova në lajme për lajmin e keq. Mami im që tani është duke pirë kafe , më shpjegoj se në Shqipëri pati një tërmet të fortë. Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë. Më vjen kaq keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes. Unë nuk jam shqiptare por dua t’u them atyre fëmijëve se dëshëroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t’ja bëj e dua që ju të më ndihmoni t’i dërgoj fëmiëjve të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë cfarë u ka ndodhur. Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro kështu që nesër të hani mëngjes.”

Letra mban datën 26 nëntor 2019, dita kur tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë shkaktoj viktima e të plagosur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago