Albanian Prime Minister Edi Rama speaks as he attends the closing session of the 26th OSCE (Organization for Security and Co-operation in Europe) Ministerial Council in Bratislava, Slovakia, on December 6, 2019. - Slovakia symbolically hands over the OSCE chairmanship to Albania. (Photo by VLADIMIR SIMICEK / AFP) (Photo by VLADIMIR SIMICEK/AFP via Getty Images)
Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ishin të pranishëm në takimin e Ministrave të Jashtëm të OSBE, ku për herë të parë Shqipëria mori kryesimin e kësaj organizate.
Synimi i Shqipërisë, garantoi Rama, do të jetë çuarja përpara me reformat, ndërsa e cilësoi rastin si historik për vendin tonë.
“Ky është një moment historik dhe inspirim për Shqipërinë. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm. Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…