Shpëtim Hajdaraj ka lexuar letrën që babai i tij, Smajl Hajdaraj, e ka shkruar 1 muaj para se të vritej në Pejë më 17 janar të 2002’s.
Ai thotë se dyshojnë që veprimtari i njohur i LDK’së e dinte se do të vritej.
“Ky është testament i fundit politik që e ka quajt mendim, por neve na bën të dyshojmë që e ka ditë se do të vritet, sepse edhe kur ndodhin vrasjet paraprake të zyrtarëve të tjerë të LDK’së gjithmonë thoshte a thua cili e kemi radhën tani”, tha ai në “Pressing” të T7.