Mbrëmë është vrarë me armë zjarri polici Muhamed Lika para banesës së tij në Kaçanik. Dyshimet e para janë se ai është vrarë nga një i mitur.
Burime të Insajderit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një moment kur një i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje. “Ai kishte edhe armën me vete”, kanë bërë të ditur burime të Insajderi, duke shtuar se në momentin që i ndjeri, polici Muhamed Lika ka ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.
Rreshteri, Muhamed Lika është vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.
I dyshuari për vrasjen e tij ndodhet ende në arrati, ndonëse Policia është aktivizuar në kërkim të tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi lajmin për Insajderin, duke shtuar se motivet e krimit ende nuk janë të qarta.
“Jemi duke punuar intensivisht, ende nuk ka diçka të re”, tha ai shkurt.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”, në afërsi të banesës së viktimës.
Autoritetet policore kanë konfirmuar se Lika u qëllua teksa po hynte në ndërtesën ku banonte.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët e transportuan viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…