Lëvizja Malazeze njoftoi sot se ardhja e paralajmëruar e presidentit serb Aleksandar Vucic, në prag të Krishtlindjes Ortodokse në Mal të Zi, synon të përkeqësojë më tej situatën në Mal të Zi, të përsërisë skenarin e 16 tetorit 2016, dhe të shkaktojë kaos në Mal të Zi .
CP vlerëson se ardhja e Vuçiçit nuk është asgjë më shumë se një vazhdim i politikës së tij që nga koha e Partisë Radikale Serbe, ndërsa inkurajonte sulme të përgjakshme në vizitat e tij në zona në Kroaci dhe BeH.
“Nuk ka dyshim se qëllimi i ardhjes së tij është përkeqësimi i mëtejshëm i situatës në Mal të Zi dhe përsëritja e skenarit të 16 tetorit 2016, të shkaktojë kaos në Mal të Zi dhe të kërcënojë rendin kombëtar. Serbia po fillon propagandën e saj sulmuese, si vitet 1990, me të njëjtat synime të përgjakshme”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Malazeze.
“Aleksandar Vuçiq nuk është i ftuar të vizitojë Malin e Zi, i cili duhet të jetë një praktikë e zakonshme kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë nga vendet e tjera. Mali i Zi është një shtet sovran, i pavarur dhe pa ftesë zyrtare, Presidenti i Serbisë nuk është i mirëpritur në Mal të Zi. Agresioni i hapur i Serbisë ndaj Malit të Zi me përdorim të përsëritur të anëtarëve të komunitetit serbë, kësaj radhe në Mal të Zi, duhet të prezantohet urgjentisht në bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet ne komunikatën e Lëvizjes Malazeze.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…