KRYESORE

Liderët e BE i tregojnë forcën Trumpit, Scholz: Askush nuk mund t’i diktojë Ukrainës kushte për paqen!

“Asnjë diktat nuk mund t’i imponohet Ukrainës”. Kështu u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas takimit me liderët e BE-së dhe shefin e NATO-s në Pallatin Elysee, duke nënvizuar se Europa duhet të vijojë mbështetjen e saj për Kievin pavarësisht qëndrimit të SHBA-ve.

“Ne mirëpresim faktin që ka bisedime për një marrëveshje paqeje, por për ne është e qartë se kjo nuk mund të jetë një diktat”, tha ai duke shigjetuar lëvizjet e fundit nga Donald Trump në këtë drejtim.

Scholz tha gjithashtu se Ukraina duhet të lejohet të mbrohet, të vazhdojë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të ketë ushtrinë e saj të fortë, duke theksuar se këto çështje nuk janë të negociueshme.

Por Scholz gjithashtu deklaroi se nuk mund të ketë përçarje midis Evropës dhe SHBA-së për sigurinë, pasi ai thekson rëndësinë e aleancës së NATO-s.

Sa i përket reformimit të rregullave fiskale të BE-së për të rritur financimet për mbrojtjen, ai sugjeroi që çdo shpenzim mbi 2% i PBB-së për mbrojtjen duhet të përjashtohet nga kufizimet ekzistuese. Kancelari gjerman thotë se nevojiten burime të reja financimi në mënyrë që mbështetja e mëtejshme për Ukrainën të mos vijë përmes shkurtimeve të buxheteve të brendshme dhe fondeve për shërbime publike.

Scholz u pyet edhe një herë për idenë e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse dhe ai tha se diskutime të tilla janë të parakohshme.

“Jam i irrituar nga sugjerime të tilla pasi ato janë spekulative dhe shumë të papërshtatshme”, u shpreh Scholz.

Ndërkohë, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha në një postim në mediat sociale se vendi i tij dhe rajoni Nordiko-Baltik përfaqësohet në takim nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, pasi ai këmbënguli se ata kanë qëndrim “unanim dhe të fortë në mbështetjen për Ukrainën”.

“Nuk duhet të zhvillohen diskutime për Ukrainën pa Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën duhet të rritet dhe përshpejtohet”, tha Kristersson.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago