Limaj paralajmëron se sonte në orën 21:00 do të ndodhë një “skandal” nga KQZ

Limaj edhe njëherë i kërkon urgjentisht KQZ-së të mos i numërojë votat e parregullta nga Serbia.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i shqetësuar nga informacionet e fundit se QNR po përgatitet që sonte në ora 21:00 të fillojë numërimin e votave të parregullta nga Serbia.

Kjo ngutje pa vendim e KQZ-së, thotë Limaj është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor.

Kreu i Nismës ka kërkuar edhe njëhere nga KQZ që urgjentisht të ndaloj numëriimn e këtyre votave të parregullta sic edhe kanë deklaruar vet.

“Si institucion i vetem që ka ka kompetencë dhe përgjegjësi për të ruajtur procesin ligjor KQZ nuk guxon të heshtë ndaj këtij skandali që po përgatitet të ndodhë”, ka shkruar Limaj.