Në solidaritet me Palestinën, disa aktivistë të pavarur dhe organizata joqeveritare kanë vendosur grafitë në Prishtinë e Mitrovicë të premten.
“Liri Palestinës, sot e përherë”, thuhet në njoftimin e atyre që i kanë vendosur këta grafitë.
“Në vazhdën e intervenimeve publike në solidaritet me Palestinën, grupi organizativ, i përbërë nga aktiviste/ë të pavarur, anëtare/ë të Kolektivit Feminist dhe Hapësinës Shoqnore për Dekonstruksion, kanë lënë mbishkrime në Prishtinë e Mitrovicë. Grafitet e zgjasin solidaritetin dhe besimin tonë në rezistencën e popullit palestinez për liri nga politikat gjenocidale, okupimi dhe aparteidi i shtetit izraelit”, thuhet në njoftimin në Facebook të “Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist”.
Nga fillimi i tetorit Lindja e Mesme është në luftë. Grupi militant palestinez “Hamas” sulmoi Izraelin, që më pas nisi sulme të pareshtura në drejtim të Rripit të Gazës. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë nga luftimet e deritashme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…