LAJME

Lista e Vuçiqit: Forcat speciale të Kurtit tentuan ta vrasin bashkëqytetarin tonë

Lista Serbe ka fajësuar forcat speciale të Kosovës për plagosjen e serbit Milan Jovanoviq mbrëmë në urën e Bistricës në Leposaviq.

Në një njoftim për media, Lista Serbe ka kërkuar tërheqjen e të gjitha njësive speciale në veri dhe të publikojnë kamerat e sigurisë në urën ku ndodhi mbrëmë plagosja.

“Forcat speciale të Kurtit të cilët janë prezent ilegalisht në veri të Kosovës edhe një herë kanë derdhur gjak serb dhe kanë tentuar ta vrasin bashkëqytetarin tonë Milan Jovanoviq nga Zveçani në urën e Bistricës”, ka shkruar Lista.

“Kjo pikë famëkeqe, ilegale e forcave speciale shqiptare është bërë simbol i represionit të regjimit të Albin Kurtit mbi serbët, me ç’rast u tentua vrasja e një serbi për herë të dytë. Zemërimi shtesë i qytetarëve provokon konstatimin se përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve po fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë dhe ministri përgjegjës Xhelal Sveçla, i cili padyshim mbështet veprimet e paligjshme të këtyre njësive”, thanë nga kjo parti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke i hetuar rrethanat e plagosjes, derisa tha se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e veriut duke marrë trajtim mjekësor.

PK-ja thotë po ashtu se një njësitë policor ndodhet në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive.

“Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka njoftuar policia.

Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

“Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë”, njofton tutje PK-ja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago