POLITIKE

Lista Serbe i reagon Hovenierit: Në vend që të dënojë tentativën për vrasjen e Jovanoviqit, ai është i shqetësuar!?

Ngjarja në veri të Kosovës, ku mbeti i plagosur një serb e ku të përfshirë janë edhe disa policë të Policisë së Kosovës, ka ngjallur shumë reagime. Së fundmi, ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, duke treguar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Twitter, ambasadori Hovenier ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për këtë incident dhe ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të besueshëm të ngjarjes.

Me këtë reagim e Hovenier nuk janë ndarë aspak të kënaqur Lista Serbe të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre duke u ankuar pse ambasadori Hovenier nuk e dënoi “tentativën për vrasjen e Milan Jovanoviqit mbrëmë në postbllokun ilegal të njësive parapolicore të Kurtit në Urën e Bistricës”.

Ky veprim i ambasadorit të shqetësuar, sipas Listës Serbe, është turpshëm dhe ndihmon në zvogëlimin e përgjegjësisë së atyre që kryen këtë veprë të dhunshme ndaj qytetarëve serbë.

“Lista Serbe dhe populli serb në Kosovë janë thellësisht të shqetësuar se ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, z. Hovenier, është i shqetësuar. Në vend që të dënojë qartë tentativën për vrasjen e Milan Jovanoviqit mbrëmë në postbllokun ilegal të njësive parapolicore të Kurtit në Urën e Bistricës, ai është i shqetësuar!? Vetëm pasi Lista Srpska reagoi dhe theksoi se Milan Jovanoviq ishte viktimë e një sulmi të armatosur nga forcat speciale të Kurtit, të cilët ndodhen ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, vonë pasdite, z. Hovenier i shqetësuar foli dhe e bëri këtë deklaratë të turpshme që zvogëlon përgjegjësinë e atyre që derdhën gjakun serb” – thuhet mes tjerash në reagimin e Listës Serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago