Presidenti i vendit, Hashim Thaci, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur mbrëmë ka njoftuar se në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Këtë kërkesë të presidentit po e kundërshton Lista Serbe e cila thotë se ky është një qëllim i fshehtë i Thaçit për të vendosur forcat ushtarake në veri të vendit, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.
“Prishtina po përpiqet të vendosë forcat në veri të Kosovës nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, me qëllimin e “okupimit të heshtur të komunave serbe”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndërkohë mbetet të shihet nëse deputetët do të votojnë për dekretin e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo.