POLITIKE

Surroi: Në gjendje të jashtëzakonshme do të udhëhiqte presidenti, të refuzohet propozimi i tij

Publicisti Veton Surroi thotë se Kuvendi i Kosovës duhet që të refuzojë plotësisht kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Surroi ka shkruar në Facebook se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk sjell aftësim për ndonjë masë plotësuese që të parandalohet koronavirusi.

“Në praktikë , ndryshimi i vetëm thelbësor është se Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, kur kryesohet nga Presidenti. Pra, ato masa që është në gjendje t’i bëjë vet Qeveria do të duhej t’i nënshtroheshin kryesimit të Presidentit Kuvendi i kërkohen dy të tretat e votave për këtë manovër politike. Propozimi duhet të refuzohet plotësisht. Nuk është kohë loje e protagonizmash”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

MBI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas Kushtetutës së Kosovës, vetvetiu nuk sjell aftësim për ndonjë masë plotësuese për parandalimin e COVID-19. Qeveria e Kosovës sot ka në dispozicion autorizime të mjaftueshme për të zbatuar masa plotësuese për parandalimin e COVID-it .
Në praktikë , ndryshimi i vetëm thelbësor është se Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, kur kryesohet nga Presidenti. Pra, ato masa që është në gjendje t’i bëjë vet Qeveria do të duhej t’i nënshtroheshin kryesimit të Presidentit.
Kuvendit i kërkohen dy të tretat e votave për këtë manovër politike.
Propozimi duhet të refuzohet plotësisht. Nuk është kohë loje e protagonizmash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago