Liz Truss kryeministrja e re
Liz Truss ka fituar garën për të pasuar Boris Johnson në postin e kryeministrit britanik.
Truss mundi në garën për postin e kreut të ekzekutivit rivalin Rishi Sunak, ish-ministrin e Financave në qeverinë Johnson.
Sipas të dhënave, fitorja e Truss ka qenë e bindshme, me mbi 60 mijë vota në 81326 të votuesve në total.
47-vjeçarja do të vihet menjëherë nën presion për të publikuar një plan konkret për luftimin e faturave energjetike që kanë prekur qiellin. Truss pritet që të urdhërojë një ngrirje të çmimeve për energjinë në nivelet aktuale.
Liz Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në websajtin e konservatorëve.
Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.
Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…