“Llepota” do të ekstradohet sonte nga Brukseli në Prishtinë

Ditë më parë në Spanjë është arrestuar Astrit Mehmeti i njohur me njofkën “Llepota”, i cili ndodhej në arrati.

Nga aty ai është ekstraduar në Belgjikë, ndërsa sonte, ai pritet të ekstradohet në Kosovë.

Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” ishin gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës.

Brenda disa sekondave ishin dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panik tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk ishte hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihej në probleme në kryeqytet.

Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte thënë , disa ditë pas ngjarjes në “Che Bar”, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.