LAJME

Lojërat Olimpike/ Kampioni italian humb unazën e martesës në lumin Sena, ja përgjigjia që mori nga bashkëshortja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lojërat Olimpike në Paris, ku një sportist italian në disiplinën e kërcimit së larti ka humbur unazën e martesës në lumin Seine, gjatë ceremonisë hapëse.

Gianmarco Tamberi kampion botë në kërcim së larti nuk mundi ta mbante të fshehtë, por zgjodhi që gruas së tij t’ia komunikonte përmes një postimi në Instagram.

“Më vjen keq dashuria ime, më vjen shumë keq”, i shkroi ai Chiara Bontempi Tamberit.

“Nëse do të ndodhte, nëse do të më duhej ta humbja këtë unazë, nuk mund të imagjinoja një vend më të mirë,” shkroi ai, duke shtuar se unaza tani ndodhet në fund të Seine, lumit që përshkon qytetin e dritës dhe dashurisë.

32-vjeçari ka sugjeruar që edhe unaza e gruas së tij të hidhet në lumë.

“Atëherë ato do të jenë bashkë përgjithmonë dhe ne do të kemi një justifikim tjetër për të rinovuar zotimet tona dhe për t’u martuar sërish”, ka shkruar kampioni në mesazhin e tij.

Si përgjigje nga Chiara, bashkëshortja e tij ai mori këtë përgjigje: “Vetëm ti mund ta kthesh këtë në diçka romantike”, ka shkruar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago