Observatori i Futbollit, CIES, ka përpiluar listën me 20 lojtarët më të aktivizuar gjatë vitit 2024 dhe Granit Xhaka është në mesin e 10-të të parëve.
CIES ka marrë në konsideratë lojtarët nga 66 liga në mbarë botën që kanë luajtur numrin më të madh të minutave zyrtare në vitin 2024, qoftë në klub (vetëm në nivel të të rriturve) ose në kombëtare (A, U23 ose U21).
Deri më 15 dhjetor, lojtari që ka pasur më shumë minuta në këmbë është ylli i Barcelona-s dhe Kombëtares së Francës, Jules Kounde. Mbrojtësi ka 5 mijë e 872 minuta të shpërndara në 69 ndeshje.
Kolumbiani i Fluminense-s, Jhon Arias dhe uruguaiani i Real Madrid-it, Federico Valverde kompletojnë podiumin.
Në tre pozitat më poshtë janë lojtarët mbi 30 vjeç: holandezi Virgil van Dijk (33.4 vjeç), argjentinasi Nicolas Otamendi (36.8 vjeç) dhe shqiptaro-zvicerani Granit Xhaka (32.2 vjeç).
Renditja e lojtarëve më të aktivizuar gjatë 2024-ës
Xhaka ka luajtur 5 mijë e 447 minuta të shpërndara në 65 ndeshje, me vetëm dy minuta më pak se Otamendi.
Viti 2024 e pa Xhakën të fitonte me Leverkusen-in titullin në Bundesliga, si dhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, teks u ndal në finalen e Europa League-s nga Atalanta.
Në Euro 2024, Xhaka me Zvicrën shkoi deri në çerekfinale. Ndërsa, fushata e Nations League ishte dështim pasi përfundoi e fundit në Grupin A4.
Xhaka ishte gjithashtu në garë për Topin e Artë 2024, ku përfundoi në vendin e 16.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…