Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës drekuan në Elbasan te “Fish City”, kompleksi i njohur peshkut, që ka si pronar të shumënjohurin Gjergj Luca.
Ky i fundit, i cili shfrytëzon për peshkim dhe një pjesë të bregdetit të Sarandës, njihet për “armiqësinë” e tij ndaj atyre që mbahen me asistencë sociale, duke e quajtur këtë të fundit gabim si skemë.
“Korifeu i letrave shqipe, Fishta, ka thënë një fjalë që mua shpesh herë më janë turr, por është e vërtetë.
Ai ka thënë që fukarai është i pandershëm, dhe që të bëhet i ndershëm duhet të bëhet nëpërmjet punës. Sepse nëpërmjet punës mund të shohësh të vërtetën në sy”, u shpreh ndër të tjera Luca.
“Unë mendoj që gjithë skema e asistencës sociale është gabim.
Gjithë këto miliona që paguan shteti për asistencën sociale, 90% e këtij kontributi që jep shteti nga taksat tona, nga taksat e atyre grave që kanë kurajo dhe punojnë.
Që bëjnë jetë sociale, që duan të ecin përpara, që duan të kuptojnë të vërtetën dhe ta shohin në sy.
Nuk kanë pse paguajnë për dembelat, nuk kanë pse paguajnë për të pandershmit”, tha sipërmarrësi i peshkut që ka qindra të punësuar në biznesin e tij.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…