Një natë e tillë, në Egjipt, ndoshta nuk ishte parë që nga koha e faraonëve. Një spektakël madhështor me pjesëmarrjen e qindra figurantëve ishin skenari me të cilin vendi i Afrikës veriore përuroi dje rikonstruktimin e një prej rrugëve më të njohura të Egjiptit të lashtë, i ashtuquajturi Bulevardi i Sfinksave, ose edhe Bulevardi i Zotave.
Bëhet fjalë për një rrugë rreth dy kilometra e gjatë, e ndërtuar fillimisht 3 mijë vjet më parë dhe që lidhte tempullin e famshëm të Luksorit me atë të Karnak, kur qyteti i Luksorit në jug të vendit ishte kryeqendra e kulturës egjiptiane. Bulevardi ishte i rrethuar nga sfinkse të shumta, rreth 1 mijë statuja tashmë të rikontruktuara duke shndërruar ketë rrugë në një atraksion fantastik për turistët e shumtë që priten.
Rruga antike përdorej mijëra vite më parë për disa nga ceremonitë më të shenjta egjiptiane, ku i bëheshin homazhe disa prej zotëve më të rëndësishëm, dhe mbahej festivali Opet, ku njerëzit falënderonin zotet për begatinë e dhënë nga lumi Nil, por edhe për faktin që kishin shpëtuar nga përmbytjet e tij. Rruga ndër shekuj ishte lenë në harresë, e mbuluar nga pluhuri dhe inertet, dhe u rizbulua vetëm në vitin 1949.
Ceremonia filloi në mesnatë, një orar i pazakontë por i vendosur nga vetë presidenti egjiptian Abdel Fatah el-Sissi për të risjellë traditën e festës tradicionale të lashtësisë.
Angazhimi i presidentit dhe fondet pa kursim për realizimin e rindërtimit kanë gjeneruar edhe disa kritika. Në mars një ceremoni e ngjashme, por në Kairo, zhvendosi 18 mbretër dhe mbretëresha të lashtësisë në një muze të ri, dhe kritikët e pushtetit të ish-gjeneralit e akuzojnë atë se po përdor zotat e lashtësisë për të dhënë sinjalin që pushteti i tij i ngjason pikërisht atij të një faraoni.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…