“Lufta e III-të botërore” Ish-kampioni i shahut, Kasparov: Putini do të sulmojë vendet e NATO-s më pas

Vladimir Putin do të sulmojë një vend të NATO-s më pas nëse ai nuk ndalohet tani dhe nuk pengohet në shkatërrimin e Ukrainës.

Kështu ka paralajmëruar kritiku i zëshëm i presidentit Putin dhe ish-kampioni i botës në shah, Garry Kasparov.

Ish-kampioni botëror i shahut tha se lideri rus duhet ndalur sepse aj oqë ishte e paimagjinueshme tani është e mundur, ku Rusia po përpiqet të pushtojë një vend tjetër, ndërsa bëhet një shtet policor.

Kasparov, i cili u burgos për pesë ditë në vitin 2007 ndërsa ishte lider i një koalicioni politik opozitar, dha një imazh të Putinit si krejtësisht i pamëshirshëm, duke iu lutur njerëzve që të mos e përshkruanin atë si president, por si një diktator.

“Perëndimi duhet t’u dërgojë një mesazh të qartë gjeneralëve rusë se ata do të vuajnë asgjësimin nëse preket një centimetër i NATO-s”, tha ai.

Kasparov dënoi edhe masakrën ndaj civilëve si pjesë e luftës botërore të Putinit, një luftë kundër botës së civilizuar të së drejtës ndërkombëtare, demokracisë dhe çdo kërcënimi për pushtetin e tij.

Ai shkroi në Twitter se nëse Putini nuk ndalet tani në Ukrainë dhe nuk lejohet të kryejë gjenocid kundër popullit të saj, ai herës tjetër do të jetë në NATO, me një kërcënim bërthamor të paprecedentë.

Kasparov theksoi se “mohimi” i luftës së Putinit nga bota e lirë dhe zbutja e saj në dekadave e lejuan Putinin të kërcënonte dhe pushtonte një vend tjetër, ndërkohë që e ktheu Rusinë në një shtet policor.