Dy dronë janë rrëzuar në një autostradë në rajonin Kaluga të Rusisë, që kufizohet me Moskën në veri. Në dhënien e lajmit, guvernatori Vladislav Shapsha saktësoi se nuk ka pasur shpërthime dhe se zona është e rrethuar.
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass.
“Kundërshtari nisi një ofensivë në shkallë të gjerë që nga mëngjesi i 4 qershorit në pesë sektorë të frontit në zonën jugore të Donetskut duke vënë në veprim brigadat e mekanizuara 23 dhe 31 nga rezervat strategjike të forcave të armatosura ukrainase me mbështetjen e njësive të tjera ushtarake dhe ekipet”, tha zëdhënësi. “Objektivi i kundërshtarit ishte të depërtonte mbrojtjen tonë në sektorin e frontit më të cenueshëm, sipas mendimit të tij. Armiku nuk arriti të kryente detyrat e tij dhe nuk pati sukses,” vuri në dukje Konashenkov.
Kundërshtari përdori gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh, informoi zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes. “Si rezultat i veprimit të aftë dhe të sofistikuar të Grupit të Betejës Lindore, forcat e armatosura të Ukrainës humbën më shumë se 250 persona, gjashtëmbëdhjetë tanke, tre automjete luftarake të mekanizuara këmbësorie dhe 21 automjete të blinduara luftarake”, theksoi Konashenkov.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…