Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të dërgojë nesër në Doha një delegacion izraelit të udhëhequr nga kreu i Mossad-it David Barnea për një takim me kreun e CIA-s William Burns, kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani dhe ministrin e Egjiptit, për të kryer lirimin e pengjeve.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Netanyahu, sipas së cilës takimi “bëhet në kuadër të negociatave me qëllim lirimin e pengjeve izraelitë, burra dhe gra”.
Mdërkohë Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas ka deklaruar ditën e sotme se 31.988 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e luftës me Izraelin që nga 7 tetori i vitit 2023.