‘Loja’ e dy lojtarëve nuk pëlqehet nga lojtarët e përjashtuar: pas nënshkrimit të paktit midis Libisë dhe Turqisë për nxjerrjen e naftës dhe gazit në Detin Mesdhe, në dëm të prerogativave të ishullit Grek të Kastellorizo, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar mbështetja e liderëve të BE-së.
“Europa po ndërton mure diplomatike kundër agresionit turk – deklaroi Mitsotakis – dhe Greqia nuk është e vetme në këtë proces – ajo ka aleatë shumë të fortë”.
Greqia e ka gjetur Italinë, një aktor tjetër i interesuar, një aleat i cili po i kapërdinë me vështirësi eksplorimet turke për naftë turke në brigjet e Qipros, në një zonë të caktuar për kompaninë italiane ‘Eni’ dhe atë franceze ‘French Total’.
Në këtë situatë të tensionuar, një anije e Marinës italiane u dërgua në zonë për të “mbrojtur interesat kombëtare”, thuhet në një deklaratë nga Roma zyrtare.
Në frontin Libian, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve Aguila Saleh, tha se pakti me Turqinë është i paligjshëm dhe i papranueshëm.
Teksa Libia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për të nisur kërkimet për gaz dhe naftë në Detin Mesdhe, Greqia dhe Qiproja kanë reaguar fortë duke kërkuar nga kreu i ri i Punëve të Jashtme të BE Jospeh Borrell, të ndikojë me autoritetin që i jep posti i ri.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka dënuar marrëveshjes dhe ka kërkuar nga Unioni Europian vendosjen e sanskioneve ndaj Turqisë dhe qeverisë së Tripolit nëse ata nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar.