POLITIKE

Lufta në Ukrainë/ SHBA sanksionon Turqinë për ndihmën ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të paktën katër subjekteve me bazë në Turqi. Uashingtoni i akuzon ata për shkelje të kontrolleve të eksporteve të SHBA-së, që përkthehet në ndihmë për Rusinë.  

Sanksionet janë masa ndëshkuese e Uashingtonit kundër Ankarasë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA, ka vendosur masa ndaj një kompani elektronike me bazë në Turqi dhe një investitor teknologjie që dyshohet se ka ndihmuar në transportin e artikujve “me përdorim të dyfishtë”.

Sanksionet janë pjesë e një pakete globale të shpallur nga Departamenti Amerikan i Thesarit kundër më shumë se 120 subjekteve.

Një zyrtar i administratës amerikane i tha Reuters se sanksionet synojnë entitete me bazë në Turqi dhe persona biznesi të lidhur me Rusinë.

Ministria e Jashtme e Turqisë nuk iu përgjigj pyetjejeve në lidhje me sanksionet e SHBA, të cilat janë vendosur një muaj përpara zgjedhjeve historike turke.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin gjatë luftës në Ukrainë.

Ajo kundërshton sanksionet perëndimore në parim, por ka thënë se ato nuk do të anashkalohen në Turqi dhe se asnjë produkt i dërguar nuk mund të përdoret nga ushtria ruse. Muajin e kaluar Turqia veproi për të ndaluar tranzitin e mallrave të sanksionuara nga Perëndimi drejt Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

17 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago