KRYESORE

Luftë e re/ Erdogan vendos të dërgon trupa në Libi

Parlamenti turk i dha “dritën jeshile” një mocioni që autorizon qeverinë për dërgimin e trupave në Libi.

Gjithsej 509 deputetë morën pjesë në votimin në parlamentin me 600 vende, prej të cilëve 325 deputetë votuan në favor të mocionit, ndërsa 184 ishin kundër.

Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mbështetën mocionin, ndërsa partitë opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Demokratike e Popujve (HDP) dhe Partia IYI votuan kundër këtij akti.

“Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Libisë bëri një kërkesë për ndihmesë ushtarake nga Turqia në luftën kundër kërcënimeve drejt unitetit dhe stabilitetit të Libisë”, thuhet në mocion.

“Nëse sulmet e të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare e Libisë nuk mund të ndalen dhe nëse përleshjet (në Libi) kthehen në një luftë masive civile, interesat e Turqisë do të preken negativisht si në rajonin mesdhetar, ashtu dhe në Afrikën veriore”, theksohet më tej.

Ishte Presidenca turke ajo që të hënën paraqiti mocionin në Zyrën e Kryetarit të Parlamentit për dërgimin e trupave në Libi.

Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur nga OKB-ja, nënshkruan dy pakte të ndara: një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO çoi në rrëzimin dhe vdekjen e Muammar Gaddafit pas më shumë se katër dekadave në pushtet.

Që atëherë, ndarjet e ashpra politike në Libi kanë rezultuar me shfaqjen e dy qendrave rivale të pushtetit, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali rebel Khalifa Haftar, i cili ka nisur një fushatë sulmesh për pushtimin e Tripolit, dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.

Pas operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, kjo hyrje e trupave turke në Libanin e zhytur në anarki nga përplasjet civile, konsiderohet si një lëvizje tjetër strategjike e Turqisë, e vendos të “tregojë muskujt” në një tjetër vatër trazirash.

Para votimit, pati dhe një telefonatë mes presidentëve Erdogan dhe Trump.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago