KRYESORE

‘Luftëtarët’ e Berishës dhe Bashës, mes të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Më datë 6 janar në komisariatin dixhital të policisë ka mbërritur një foto që tregonte se në godinën e PD-së qëndrojnë njerëz të armatosur.

Komisariati nr. 1 ka nisur hetimet duke mundur të identifikojë 2 nga tetë personat që shfaqeshin në foto, mes tyre sanitarja e Partisë Demokratike dhe shtetasi Rafael Kurti.

Agjentët në terren nuk kanë mundur të zbulojnë armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Edhe policia në rrethe ka njoftuar se grupime të ndryshme do të kryenin akte të dhunshme në protestën e datës 8 janar, që ishte thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Sulmi i protestuesve në drejtim të selisë së Partisë Demokratike ka nisur rreth orës 11 e 15 minuta. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se rreth orës 12 e 50 minuta, një person brenda godinës së partisë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu me argumentin se po i rrezikohej jeta.

Pas 10 minutash, deputetet që gjendeshin në godinë kanë njoftuar sërish policinë e cila mori vendimin për të ndërhyrë.

Në total janë arrestuar 34 persona, 23 prej të cilëve kanë qëndruar jashtë godinës së selisë blu dhe 11 të tjerë në ambientet e brendshme.

Burime nga grupi hetimit thanë për Euronews Albania se shtetasit kosovarë të arrestuar me mbiemër Dervishaj kanë deklaruar se nuk kanë qenë në protestë, por pranë një lokali në afërsi të selisë të PD. Megjithatë, raporti i shërbimit të policisë thotë se këta individë kanë qëlluar me sende të forta nga jashtë selinë blu.

Në tjetër i arrestuar, nga Maqedonia e Veriut, Xhevair Georgev rezulton në dosjen e prokurorisë si i deportuar nga Belgjika për drogë.

Po sipas dosjes hetimore personat që kanë qenë brenda selisë dhe janë arrestuar si mbështetës së Bashës, si Vendim Demaj, Sokol Ndreu dhe Afrim Deda kanë deklaruar se janë përpjekur të mbrohen, por nga ana tjetër kanë mohuar të kenë dijeni mbi lëndët plasëse që u hodhën nga brenda në drejtim të protestuese.

Brenda godinës janë arrestuar magazinieri Arjan Mezini bashkë me dy persona të tjerë të identifikuar si Alban Peti dhe Stivi Luku. Ata kanë deklaruar se nuk lëviznin dot nga godina pasi kishin frikë. Ardian Myrto, një tjetër nga të arrestuarit, ka deklaruar se ka hedhur vetëm bidonë me ujë ndaj protestuesve.

Në kërkesën e dërguar në gjykatë, prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje për 30 të arrestuar dhe arrest në shtëpi për vetëm 4 prej tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

31 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago