Petrit Bylykbashi, i cili javë më parë ishte shëruar nga virusi Covid – 19 thotë se është infektuar sërish.
Mikrobiologu Lul Raka thotë se pacienti ka dalë negativ, mirëpo vetë Bylykbashi thotë se të premten e javës që kaloi ka dalë sërish pozitiv, ndërsa një ditë më vonë ka dalë negativ.
Bylykbashi në një lidhje direkte për Frontal të Televizionit 7 thotë se ka dalë për të dytën herë pozitiv ndaj koronavirusit, ndonëse javë më parë ishte shëruar.
“Unë momentalisht tash jam tu kalu brenda një sulmi, brenda marramendjes dhe dhimbjes se nyjeve. Të premten në test kam rezultu pozitiv, por të shtunën negativ, gjithë kohen kam qene në kontakt me infektologët”, ka thënë Bylykbashi në Frontal.
Bylykybashi tutje ka treguar gjendjen e tij:
“Sot kam bërë edhe analiza për sëmundje tjera. Në këto momente jam tu kalu në një marramendje, dhe frymëmarrje. Unë e di saktë çka ndodhë me mu dhe çfarë simptoma mundem me pas. Pas 6 ditëve me simptoma në mars, kam rezultuar pozitiv, dhe pas 3 mujave, unë prapë kontaktoj me Institutin për shkak të simptomave, nuk kam grip, unë po vazhdoj me bo teste prapë, unë prapë ko me bo test me kontrollu çka po ndodhë me mu. Ajo çka është e vërteta teorikisht tregon Luli , por unë po të tregoj praktikisht po kam problem me frymëmarrje me ethe dhe temperaturë, koll, dhe dhimbje të nyjeve kjo është e vërteta. Kam rezultuar në testin e parë pozitiv, në testin të nesërmen kam rezultuar negtiv”, ka deklaruar ai.
Mirëpo mikrobiologu Lul Raka, në studion e Frontalit ka thënë se Bylykbashi nuk është i infektuar sërish me Covid 19.
“Fatkeqësisht ne s’kemi kapacitetete me i bo një personit disa teste. I dëshiroj shërim të shpejtë Petritit, duhet të qëndrojë në shtëpi, Petriti tha që ka bo analiza, duhet me bo të tjera, me përcjellë gjendjen klinike, dhe vendos pastaj infektologu’’, ka thënë Raka.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…