Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate në facebok kanë reaguar në lidhje me largimin e reciprocitetit me Serbinë.
LVV u shpreh që tash e tutje nga Kosova është e sunduar nga klika e mësiperme dhe nja një qeveri kukull, transmeton “Bota sot”.
Komunikata më tej thotë që Thaçi mund të planifikojë që me një qeveri marionetash të bëhet president i fortë si Vuçiqi, por autokrati ynë, ndryshe nga autokrati serb, nuk gëzon asnjë grimë legjitimiteti demokratik. Thaçi dhe partitë e tij nuk i fitojnë zgjedhjet, populli u ka dalë kundër.
Komunikata e plotë
𝐓𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐢𝐚 𝐬’𝐤𝐚 𝐛𝐫𝐢𝐫𝐞̈
Qeveria Hoti, në të cilën nuk bën pjesë asnjë udhëheqës politik, por e sponsorizuar në prapaskenë prej Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit dhe e mbështetur qyqarisht prej Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, shfuqizoi sot reciprocitetin.
Tash e tutje Kosova e sunduar nga klika e mësipërme dhe nga qeveria kukull, ka hequr dorë prej emrit të saj “Republika e Kosovës”, dhe ka pranuar si të vlefshme dokumentacionet ku e quajnë “Kosovo i Metohija”. Ky skandal vetëdhunues u përshëndet menjëherë nga Vuçiqi. Veseli e të tjerët iu nënshtruan Hotit, shërbëtorit të radhës të çiftit Vuçiq-Thaçi. Arsyeja pse u përshëndet: sepse siç kishte deklaruar vetë Vuçiqi, reciprociteti po i kushtonte Serbisë miliona euro në ditë, para të cilat mbeteshin në Kosovë dhe ndihmonin biznesin tonë vendor.
Edhe pse Vuçiqi në bisedë me kancelaren Merkel ishte deklaruar i gatshëm ta vazhdonte dialogun edhe me reciprocitet, gjë e cila do të duhej të kapitalizohej menjëherë nga çdo politikan shqiptar, pushtetarët e vjetër e hoqën reciprocitetin. Edhe pse kamionat e ardhur nga Serbia nisën të respektonin rregullat e reciprocitetit dhe të përdornin dokumenta me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, humbësit e zgjedhjeve e hoqën reciprocitetin.
Kosova për ta është si një pasuri e gjetur, të cilën mund ta shpenzojnë e ta bëjnë rrush e kumbulla, për qejfet e tyre të pangopshme, apo për të paguar avokatët që i mbrojnë prej të shkuarës së errët. Ata nuk e shohin Kosovën as si toka e trashëguar gjysh-stërgjyshi, vaditur me gjakun, djersën e lotët e parardhësve tanë, e as si hapësirën jetike ku do t’u mundësohet frymëmarrja fëmijëve, nipave e stërnipave tanë. Klika e udhëheqësve të LDK, PDK, AAK, Nisma-s dhe tarafeve të tyre, nuk njohin detyrë historike. Ata i ofrojnë si të ardhme njerëzve mërgimin, e si të tashme shkatërrimin e sovranitetit, dinjitetit, reciprocitetit, drejtësisë dhe zhvillimit.
Por pakënaqësia e mospajtimi qytetar me këto vendime e me këtë qeveri, janë më të larta se kurrë. Thaçi mund të planifikojë që me një qeveri marionetash të bëhet president i fortë si Vuçiqi, por autokrati ynë, ndryshe nga autokrati serb, nuk gëzon asnjë grimë legjitimiteti demokratik. Thaçi dhe partitë e tij nuk i fitojnë zgjedhjet, populli u ka dalë kundër. Asnjë marrëveshje e asnjë vendim nuk do të mund të vihet në zbatim në këtë krizë legjitimiteti demokratik e politik, sepse shumica dërrmuese mbështet Vetëvendosjen, për reciprocitet e kundër copëtimit të vendit. Ata e hoqën reciprocitetin për të lidhur marrëveshjen e ligë, por kudo në botë, atyre që mendojnë se mund të merren vesh e të sundojnë pa popull, u del shpejt afati.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…