FOTO&VIDEO

“Ma lër mua në dorë”, vajza vret të dashurin e nënës pasi e shantazhonte me një kasetë seksi

Një yll Tik Tok-u vrau të dashurin 21-vjeçar të nënës së saj pasi ai e shantazhonte me publikimin e një kasete seksi.

Saqib Hussain dhe shoku i tij, Mohammed Hashim Ijazzudin, të dy 21 vjeç vdiqën nga përplasja e makinës së tyre në një pemë pasi Mahek Bukhari me miqtë e saj i  “ngritën kurth”, thanë prokurorët.

Mahek dhe Ansreen Bukhari

23-vjeçarja Bukhari i premtoi mamasë së saj, Ansreen, në një mesazh se Hussain “nuk do e dinte cila ditë do ishte” dhe “t’ia linte asaj në dorë“. I riu ndodhej prej 3 vitesh në një marrëdhënie me Ansreen, por kur ajo i kërkoi ndarjen, e kërcënoi se do i tregonte bashkëshortit dhe familjarëve të saj një kasetë seksi që kishin bërë.

Saqib Hussain

Juria u informua që Mahek e tërhoqi Hussain drejt një kurthi duke i premtuar se do i paguante një borxh parash. Makina ku ndodhej i riu shpërtheu në flakë pas devijimit nga rruga më 11 Shkurt në Leicester.

Mohammed Hashim Ijazzudin

Makina po përndiqej nga dy të tjera, me shpejtësi prej 160km/h përpara përplasjes fatale. Në një thirrje telefonike, dëgjohet Hussain duke iu lutur shërbimeve të emergjencës:  “Janë pas nesh. Po godasin pjesën e pasme të makinës me shpejtësi. Ju përgjërohem, do vdes”. I riu ulëriti përpara se të dëgjohej një goditje e fuqishme.

Policia pa një trup që varej nga sedilja e pasagjerit, por nxehtësia e flakëve nuk i lejonte të afroheshin. Pasi zjarrfikësit shuan flakët, dy të rinjtë mund të identifikoheshin vetëm nga të dhënat dentare.

Ansreen dhe Mahek Bukhari nga Staffordshire, mohojnë vrasjen. Nënë e bijë u ndodhën përballë akuzave së bashku me Rekan Karwan, 28 vjeç, Raees Jamal 22, të cilët kanë rekrutuar dhe 3 persona të tjerë, si dhe shoqen e Mahek, Natasha Akhtar, 22 vjeç, e cila kishte në pronësi një prej makinave që ndiqnin të riun.

Tre gratë dhe pesë burrat mohojnë akuzat për dy vrasje teksa gjyqi vazhdon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago