Presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja do të “ngrihet në këmbë” nëse interesat e saj do të cenohen nga tarifat e Presidentin Trump.
Ndërsa liderët evropianë kërkuan bisedime, Macron u zotua se do ketë përgjigje të fortë nëse është e nevojshme ndaj kërcënimeve të fundit të Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese.
“Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë”, tha presidenti francez teksa mbërriti për një takim me liderët e tjerë në Bruksel.
“Zgjedhjet dhe deklaratat” e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA-së “po e shtyjnë BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha ai.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja është gati për të reaguar ndaj çdo takse tregtare të SHBA-së, por “qëllimi kryesorë është bashkëpunimi”.
Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, tha se nuk ka fitues në një luftë tregtare.
‘Evropa dhe SHBA kanë nevojë për njëra-tjetrën’, tha ajo, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, tha se një luftë tregtare është një gabim trashanik dhe duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar aleatët që luftojnë mes njëri-tjetrit “përballë një kërcënimi rus apo kinez”.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Kopenhaga “nuk do të mbështeste kurrë një luftë mes aleatësh”, por shtoi se nëse do ketë tarifa të ashpra ndaj Evropës, ne kemi nevojë për një përgjigje kolektive dhe të fuqishme.
Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina të shtunën, duke shkaktuar reagime nga të tre vendet. Ai tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së janë në shqyrtim. Presidenti amerikan përsëriti ankesat e kahershme për madhësinë e deficitit tregtar të SHBA me BE-në dhe kërkoi që Evropa të importonte më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.
Trump tha se nuk kishte një afat kohor specifik për tarifat ndaj Evropës, por tha se do të ndodhë shumë shpejt. “Bashkimi Evropian na ka trajtuar tmerrësisht keq”-u tha Trump gazetarëve të premten.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…