KRYESORE

Macron-it i “plas bomba” në kohë të vështira, zbulohet si loboi në mënyrë të fshehtë për Uber në Francë

Me qindra dosje që tregojnë sesi Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes.

Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

Megjithatë, Uber thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër.” Në dosjen Uber ndodhen më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 emaile dhe 1,000 dosje të tjera që përfshijnë biseda nga viti 2013 deri në 2017.

Informacioni iu dha The Guardian dhe u nda me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.

Informacionet  zbulojnë, për herë të parë, se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit rekrutoi “politikanë miqësorë” për të ndihmuar në fushatën për të prishur industrinë e taksive në Evropë, raporton BBC, përcjell Abcnews.al

Ndërsa taksistët francezë kanë organizuar protesta të dhunshme në rrugë kundër Uber-it, Macron – tani president, negocionte me me shefin e diskutueshëm të Uber, Travis Kalanick, dhe i tha atij se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Metodat “tipike” të biznesit të Uber-it ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme sesa larg ka shkuar kompania për të arritur qëllimet e saj.

Ato tregojnë se si ish-komisionerja dixhitale e BE-së, Neelie Kroes, një nga zyrtaret më të larta të Brukselit, ishte në bisedime për t’u bashkuar me Uber para përfundimit të mandatit të saj, dhe më pas loboi fshehurazi për firmën, në shkelje të mundshme të rregullave të etikës së BE-së.

Në atë kohë, Uber nuk ishte vetëm një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë, ajo ishte një nga më të diskutueshmet, e ndjekur nga çështjet gjyqësore, akuzat për ngacmim seksual dhe skandalet e shkeljes së të dhënave.

Përfundimisht aksionarët u lodhën, dhe Travis Kalanick u detyrua të largohej në 2017.

Uber thotë se zëvendësuesi i tij, Dara Khosrowshahi, kishte “detyrë të transformonte çdo aspekt të mënyrës se si funksionon Uber” dhe “ka instaluar kontrollet rigoroze dhe pajtueshmërinë e nevojshme për të funksionuar si një kompani publike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

57 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

59 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago