Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka publikuar një mesazh në gjuhë frënge dhe serbe në X pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Të dy udhëheqësit mbrëmë kanë mbajtur një konferencë për media ku kane folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi. Macron ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit/ Ohrit.
Por, pas darkës me Vuçiq ka dalë edhe me një postim. ” Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes europiane të Serbisë e cila po shkruhet tani” ka thënë Macron.
Krahasa kësaj deklarate shefi i shtetit francez ka publikuar edhe një fotografi të tij dhe Vuçiqit.