KRYESORE

Macron vendos gishtin në hartë, Europa i jep lejen Ukrainës: Sulmoni brenda territorit rus

Armët perëndimore duhet të përdoren për të sulmuar direkt tokën ruse. Pas shumë debatesh ka ardhur dhe leja nga disa shtete të Europës për Ukrainën, me arsyetimin se këtë e lejojnë rregullat e luftës. Qeveria polake thotë se nuk ka asnjë kufizim për Kievin në përdorimin e armëve të tyre në betejën kundër Rusisë.

Gjithashtu, liderët e Francës dhe Gjermanisë pohuan se Ukraina duhet të lejohet të bombardojë zonat ushtarake brenda tokës ruse. Madje, Emmanuel Macron vendosi dhe gishtin në hartë për të përcaktuar dhe shënjestrat, si bazat ku ushtarët e Putinit lëshojnë raketa.

“Si mund t’ua shpjegojmë ukrainasve se ne do t’i mbrojmë këto qytete dhe gjithçka përreth Kharkivit, nëse ne u themi atyre se nuk lejoheni të bombardoni zonat nga ku nisen raketat. U them, po ju furnizojmë me armë, por nuk mund të vetëmbroheni. Kur Ukraina sulmohet nga baza të identifikuara në Rusi, ne duhet ta lejojmë atë që të kundërpërgjigjet nëse dëshirojmë vërtetë të arrijmë synimin tonë. Duke bërë këtë, ne nuk po shtojmë tensionet, pasi është Rusia që po sillet në këtë mënyrë”, tha presidenti i Francës Macron.

“Ukraina ka çdo mundësi në dispozicion nën ligjin ndërkombëtar për atë që po bën. Kjo duhet thënë qartë. Është sulmuar dhe duhet ta mbrojë veten”, deklaroi Olaf Scholz, Kancelar i Gjermanisë.

Por amerikanët nuk mendojnë kështu.

“Ne nuk nxisim apo japim pëlqimin për përdorimin e armëve të Shteteve të Bashkuara për të sulmuar brenda Rusisë”, u shpreh John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë Së Bardhë

Me ose pa lejen e ndërkombëtarëve, forcat ukrainase kanë sulmuar në rajonet ruse. Moska pretendon se ka neutralizuar bombën Hammer në Belgorodin kufitar, një armë e prodhuar në Francë. Gjithashtu, Rusia thotë se rrëzoi një dron dhe 7 raketa të Kievit në territorin e saj. Ukraina pranon se situata e vështirë në lindje po vijon dhe se forcat pushtuese kanë bërë përparim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago