Zjarri i rënë para pesë ditësh në malin e Tomorit po rrezikon rreth 1500 banorë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj teksa u pyet nga Euronews Albania.
Sipas tij, mbi 30 hektarë tokë janë shkrumbuar duke sjellë kështu një dëm të madh mjedisor, pasi zona ku ka rënë zjarri është e pasur me pemë të larta dhe kafshë.
Zjarrfikëset po punojnë në lartësinë 700 metra, por zjarri shtrihet deri në 2400 metër lartësi.
Për shuarjen e flakëve po punojnë në total 2 zjarrfikëse si edhe një helikopter, por sipas kryetarit të bashkisë këto kapacitete janë të pamjaftueshme, pasi era po favorizon përhapjen e zjarrit. Sipas tij, nevojitet menjëherë edhe ndërhyrja e ushtrisë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…