Mali i Zi ka nisur të premten garën kombëtare për të zgjedhur njeriun më dembel të kombit që veçse njihet për përtacët.
Disa garues u shtrinë nën një pemë në Breznë për të nisur maratonën e tyre të pushimit.
Fituesi që “mbijeton” më së gjati së shtriri në shtrat do të fitojë 300 euro dhe titullin e “personit më përtac” në Malin e Zi.
Fshati i Breznës afër Plluzhinit e ka organizuar garën qe disa vjet, me garën që vazhdimisht po pasurohet me numër më të madh të garuesve të cilët shijojnë shtrirjen për disa ditë.
Ushqimi e uji janë të siguruara nga organizatorët dhe garuesve u lejohet të ngrihen nga shtrati vetëm për të shfrytëzuar tualetin.
Gara e vitit të shkuar ishte anuluar për shkak të pandemisë, por fituesi i vitit 2019 arriti “të pushonte” për shtatë ditë e shtatë net.
Dubravka Arshiq nga Podgorica, një nga garueset, ka thënë për “Associated Press” se po e shijon garën për “të pushuar pak” dhe u ka dërguar mesazh rivalëve të saj se do t’u duhet të dorëzohen sepse “ajo do të fitojë në fund”.
Ndërkohë Marko Vuçkoviq nga Nikshiqi po merr pjesë për herë të parë në këtë garë. Ai ka thënë se garën po e shfrytëzon për t’u shoqëruar me të tjerë, por edhe se “çmimi është i mirë po ashtu”.