OPINION

Maliqi për protestën kundër DokuFestit: Por protestojnë burrat të cilët po rrezikojnë të mbesin pa gra skllave

Analisti Agon Maliqi, ka reaguar ndaj sulmit ndaj ekipit të gazetës Nacionale dhe ndaj protestës së sotme kundër festivalit “DokuFest”, pas koncertit në mbrojtje të drejtave të grave dhe transgjnorëve.

Maliqi ka thënë se kundër koncertit të “DokuFestit”, por protestojnë burrat të cilët po rrezikojnë të mbesin pa gra skllave.

Kur po thonë “po kërcënohet familja” nuk e kanë edhe keq. Absolutisht dhe fatmirësisht sot në Kosovë po kërcënohet lloji i familjes ku nusja çohet në test të virgjërisë dhe kthehet si me qenë mall dyqani; ku krejt gëzohen kur lind djalë dhe mallkojnë kur lind vajzë; ku rolet në shtëpi dhe publik janë të ndara mes gjinive; ku fëmija homoseksual leçitet si i sëmurë. Lloji i burrave që e kanë ndërtuar dhe që e mirëmbajnë këtë sistem skllavopronar po përjetojnë ankth dhe frikë prej çburrnimit, sepse mendjen ua sundojnë vlerat vetëshërbyese mesjetare. Janë kthyer në polici morale që thirret në fe dhe traditë sepse në shoqëri me barazi gjinore, ku normalizohet liria seksuale dhe ajo e zgjedhjes për të gjithë, rrezikojnë me mbetë pa gra skllave”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, ai tha se protetat po organizohen për ta mbrojtur kontrollin mbi trupin dhe seksualitetin e grave.

Janë kapur pikërisht për seksualitetin dhe janë trazuar prej disa cicave sepse kontrolli mbi trupin e grave është forma kryesore e kontrollit dhe simbolizuese e pushtetit mbi to. Anibari dhe Dokufesti – fesitivale ku këto tema janë vetëm disa prej dimensioneve të të drejtave të njeriut që trajtohen – po sulmohen pikërisht sepse janë hapësira të lira që u ofrojnë njerëzve mundësi për të parë dhe gjykuar kritikisht përtej burgut të traditave shtypëse. Reagimet që këto festivale i kanë ngjallur janë thjesht një medalje nderi të cilën duhet ta mbajnë me krenari”, ka shkruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago