Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New York-ut, të martën, 4 nëntor, duke siguruar shumicën e votave.
Pas fitores, ai nuk humbi kohë dhe i drejtoi një mesazh të fuqishëm Presidentit amerikan Donald Trump.
“Donald Trump, e di që po e shikon, kam katër fjalë për ty: Rrit volumin”, tha Mamdani në fillim të fjalimit të fitores.
“Ne do të mbajmë përgjegjës pronarët e këqij të pasurive, sepse njerëz si Trump kanë qenë shumë rehatduke shfrytëzuar qiramarrësit. Ne do të vendosim një fund për kulturën e korrupsionit që i ka lejuar miliarderët si Trump të shmangin taksat dhe të shfrytëzojnë përfitimet fiskale.
Do të qëndrojmë përkrah sindikatave dhe do të zgjerojmë mbrojtjen e punëtorëve, sepse e dimë, ashtu si Trump, që kur punonjësit kanë të drejta të garantuara, ata që kërkojnë t’i shfrytëzojnë bëhen shumë të vegjël.
New York-u do të mbetet një qytet i emigrantëve, një qytet i ndërtuar nga emigrantët, fuqizuar nga emigrantët, dhe nga mbrëmë, drejtuar nga një emigrant.”
Në mbyllje ai tha:
Për të arritur te ndonjëri prej nesh, do të duhet të kaloni mbi të gjithë ne!!
Mamdani u zgjodh në këtë detyrë si një socialist-demokrat. Ai është tanimë kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit dhe më i riu që e udhëhoqi qytetin që nga viti 1917.
Fitorja e tij erdhi pavarësisht një fushate të koordinuar të djathtë dhe islamofobike, si dhe mbi 34$ milionë shpenzime të jashtme kundër tij.
Më shumë se kaq, Mamdani duket se ka mbyllur edhe karrierën e politikanit të trashëguar dhe ish-gjeneralit të diskretituar të shtetit, Andrew Cuomo.
Po kush është Mamdani?
E përshkruan veten si “një politikan me shpirt skandinav dhe lëkurë më të errët”…
Një histori migrimi, arti dhe aktivizmi
Zohran Keame Mamdani lindi në Ugandë në vitin 1991.
Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një prej politologëve më të njohur afrikanë, ndërsa e ëma është regjisorja e famshme indiane Mira Nair, autore e filmit kult Monsoon Wedding. Familja u zhvendos në New York në vitin 1998, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.
I rritur në lagjen Astoria të Queens-it, një mozaik kulturash dhe etnish, Mamdani u formua mes realiteteve të ndryshme që e çuan drejt një vizioni politik të ndërtuar mbi barazinë sociale dhe drejtësinë ekonomike. Fillimisht i apasionuar pas hip-hopit, ai më vonë zgjodhi të përfshihej në punë sociale, duke ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta të mos humbnin shtëpitë e tyre për shkak të kredive.
“Çdo ditë shihja pasojat konkrete të pabarazisë”, ka rrëfyer ai.
Nga aktivist në favorit për kryebashkiak
Mamdani u bë pjesë e “Socialistëve Demokratë të Amerikës” në vitin 2017, dhe vetëm tre vite më vonë fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, duke përfaqësuar zonën e tij, Astoria.
Ai u rikonfirmua në zgjedhjet e 2022 dhe 2024, duke fituar terren falë një platforme që përfshin masa ambicioze si:
• transport publik falas,
• ndalim i rritjes së qirave për banesat me çmime të kontrolluara,
• ndërtim i 200 mijë njësive të reja banimi të përballueshme,
• çerdhe falas për të gjitha familjet,
• dhe rritje graduale të pagës minimale në 30 dollarë/orë deri në vitin 2030, e financuar përmes taksimit të korporatave të mëdha dhe milionerëve.
Këto propozime e kanë kthyer në një simbol të brezit të ri progresist, por edhe në një shënjestër të pasanikëve dhe konservatorëve. Presidenti Donald Trump e ka quajtur “komunist” dhe ka paralajmëruar se do të ndërpresë fondet federale pas zgjedhjes së tij.
Një figurë që ndan, por edhe frymëzon
Megjithëse Mamdani ka fituar mbështetjen e figurave të majta si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, ai ka shkaktuar debate të forta brenda vetë forcës për qëndrimet e tij kritike ndaj politikave të Izraelit. Ai e ka dënuar hapur “gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza” dhe ka propozuar ndalimin e financimeve për organizata që mbështesin vendbanimet ilegale izraelite.
Përkundër kritikave, ai ka fituar simpatinë e brezit të ri hebre në qytet.
Në mënyrë befasuese, ish-presidenti Barack Obama e ka kontaktuar personalisht, duke i ofruar mbështetje morale dhe këshilla për të ardhmen, çka mund të ketë forcuar pozicionin e tij në mesin e demokratëve të moderuar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…